Bashkia Rrogozhine
Atmosfere festive ne Bashkine Rrogozhine
Bashkia Rrogozhine
images/headers/br-christmas.jpg

Taksat

Paketa Fiskale  2018 Bashkia Rrogozhine

 

Paketa Fiskale

Regjistri Kerkesave

Regjistri Kerkesave  2018

 

Regjistri 2018

Ankesa

Formular Ankese

 

FORMULARI

Kryetari Z. Haxhi Memolla

Njoftime / Shpallje

Dec 22, 2017 1103

Bashtova Festival 30-31-1 2019

Bashtova Festival është i ndërtuar me fokus në mjedisin dhe trashëgiminë. Si festival i…

Vendime të Këshillit Bashkiak

 



Legjislacioni

 

 

 

 

 REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA RROGOZHINË

                                               

                                                                                                             Rrogozhinë,më 26. 08. 2019

 

Bashkia Rrogozhine shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit artistiko-kulturor “Festivali i Bashtoves”.

Përshkrimi i projektit:


Festivali i Bashtovës është njëri nga festivalët më unikë në Shqipëri, eksperiencën magjike të të cilit e ofron pozicioni strategjik i Kalasë së Bashtovës.Këtu ndërlidhen kalaja fushore me lumin Shkumbin i cili e mundëson lidhjen e saj me detin Adriatik. E gjithë kjo pasuri natyrore i ofron kushtet që Festivali i Bashtovës të jetë një eksperiencë 3 ditore ku pjesëmarrësit shkojnë

dhe e përjetojnë kalanë, lumin, plazhin dhe natyrën fantastike të Bashtovës e cila ka mbetur e pa prekur nga civilizimi.

 

Qëllimi i projektit


Ruajtja dhe promovimi i vlerave të muzikës sonë tradicionale nëpërmjet interpretimit profesional,Aktivizimi i formacioneve  të ndryshme muzikore dhe artistike.
Pasurimi i jetës artistike, për artistët dhe artdashësit. Nxitja e turizmit kulturor.
Promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare

 

Aplikimi:


Të drejtën për të aplikuar e kanë:
Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
Operatori që merr përsipër realizimin e këtij projekti, duhet të jetë i njohur në fushën e menaxhimit të aktiviteteve artistiko-kulturore të përmasave të kërkuara për këtë event;
Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.

 

Nuk mund të aplikojnë:


Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Rrogozhine. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 26/08/2019 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.
Data e fundit e aplikimeve 28/08/2019.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 29/08/2019.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Rrogozhine.

 

Dorëzimi i dokumentacionit:


Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara në Bashkinë Rrogozhine, sipas kritereve të kërkuara.
Fondi limit është 200.000 lekë.

 

Kriteret e kërkuara:


Shoqata/individi duhet të ketë eksperiencë në organizimin e eventeve të ngjashme;
Shoqata/individi duhet të jetë e njohur në rrethin artistik dhe më gjërë;

Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Festivali Bashtove”
Aktiviteti do të zhvillohet në kalane e Bashtoves.
Afati i zhvillimit të tij do të jetë deri më 01 Shtator 2019;
Kohëzgjatja e aktivitetit jo më pak se 1 orë e 30 minuta; 
Subjekti duhet të zgjedhë skene, foni dhe ndriçim cilësor për karakterin e këtij koncerti;
Subjekti duhet ta promovojë aktivitetin, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, përmes ftesave, banerave të ekspozuar në qytet në kohën e duhur, rrjete sociale, faqet që disponon Bashkia Rrogozhine online.

Aplikimi duhet te dorezohet ne Bashki (e printuar).

 

Rreth Rrogozhinës

Bashkia Rrogozhinë ka një sipërfaqe prej 223.69 km2 dhe ndodhet në pjesën e ulët perëndimore të Shqipërisë, e cila nga pikëpamja gjeomorfologjike quhet Ultësira PranAdriatike...

Buletini

Kontakt

Adresa : Bashkia Rrogozhinë , Lagjja. nr. 1,Rruga e . “ Kavajës”, Blloku “12 Shtatori” Tel/Fax 057722031

email: brrogozhine@gmail.com

 

Orari zyrtar për kontaktime me zyrat e bashkise eshte  nga ora 08:00 – 16:00